Meta kërcënon Ramën me “fakte”: Do të tronditet Europa!

“Mund të kemi çdo 2-3 orë konferencë. Do tronditet Europa kur ta marrë vesh. Edhe bota…”

Presidenti Ilir Meta nuk ka ndërmend të ndalet në betejën e tij me kryeministrin Edi Rama.

Në këto momente, presidenti po flet në konferencë për shtyp ku ka deklaruar se do të publikojë të dhëna dhe fakte konkrete për kryeministrin Rama duke paralajmëruar se do të tronditet edhe Europa.

Meta: Do të kemi konferenca shtypi çdo 2-3 orë. Për fakte dhe jo për fjalët. Mbrëmë u zbulua patronazhisti i kryeministrit, ju nuk doni ta besoni.

Se është çmendur Ilir Meta. Vendi ynë i ka të gjitha. Është Zvicër me det. 10 mijë të punësuar të rinj. Të dashur biznesmenë sa prej jush kanë humbur vendin e punës në një vit, pa frikë 100 mijë. Shumica e tyre janë fuksat, që të na spiunojnë por duhet dhe t’i mbajmë me rrogë.

Keni ditë që paralajmëroni maxhorancën, PS e ka çuar votën 500 euro? Edi Rama u thotë patronazhistëve punën tuaj… Si do i mbroni zgjedhjet?

Meta: Se kuptoj se nuk keni besim të presidenti. Mbi 90 mandate opozita. Ti do më thuash mua sa është… Unë u dal borxhit të gjithëve. Kërcënon njerëzit me vaksina, kur duhet që t’i kishte siguruar me kohë.

Do thotë që s’ka për të dalë as dielli, edhe me këtë do t’ju kërcënojë. Mund të kemi çdo 2-3 orë konferencë. Do tronditet Europa kur ta marrë vesh. Edhe bota. Do të keni gjëra konkrete. Unë nuk iu zhgënjej. Nuk bëhet beteja as për Edin, as për Ilirin.

 


Shtuar 19.04.2021 13:36