Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova i është përgjigjur kreut të Partisë së Liris, Ilir Meta, pasi ky i fundit e uroi për fitoren. Në një postim në rrjetin social “X”, Gordana ka shkruar në shqip që pret “që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve drejt integrimit të plotë evropian”.
Postimi në “X”:
I nderuar President Meta, Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian.