Meta e quajti gënjeshtar, Bardhi nuk ia vonon përgjigjen: Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e Presidencës

Pasi presidenti Ilir Meta i quajti gënjeshtra deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ky i fundit, përmes një postimi, nuk ia ka vonuar përgjigjen Metës, duke i thënë se nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për ato zgjedhje dhe se gjuha e foltores nuk mund të jetë kurrë gjuha e institucionit të presidentit.

Postimi i Bardhit:

Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. ?

 


Shtuar 25.01.2022 16:26