Meta: Duhet të bëjmë një kthesë të fortë për të mbrojtur familjet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka organizuar një bisedë me qytetarët e Elbasanit, ku në fokus ka qenë mbrojtja e familjes.

Në fjalën e tij Meta theksoi se duhet të bëhet një kthesë shumë e fortë për të mbrojtur rolin e familjes pasi theksoi se në këtë mënyrë mbrohet atdheu dhe e ardhmja e këtij vendi.

Më shumë përpjekje duhet të bëhen për konsulta të ndryshme të psikologëve dhe shërbimeve të tjera që janë të mundshme. Besoj se së bashku do të bëjmë një kthesë të fortë sepse vetëm duke mbrojtur familjen do të arrijmë të mbrojmë atdheun dhe të kemi të ardhmen e këtij vendi të garantuar. Dhe e ardhmja e këtij vendi që është Shqipëria t’i përkasë të rinjve”, deklaroi Meta.


Shtuar 11.04.2023 18:32