Mësuesit në Fier refuzojnë të bëjnë vaksinën, një prej tyre kalon në panik

Ditën e sotme në Fier ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve, duke u bërë edhe qyteti i fundit që mbyll të gjithë qarqet ku ka nisur vaksinimi mbrojtës ndaj COVID-19 tek mësuesit.

Në katër ditët e para të këtij procesi janë vaksinuar 7.25% e mësuesve në të gjithë vendin.

“Ajo që u duhet thënë të gjithëve është se ky është një proces që duhet të shkojë paralel me kujdesin dhe paralel  me mbrojtjen dhe është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe interesa partiake dikush jep shembullin më të gabuar, duke grumbulluar njerëz e duke ngritur gishta mbi makina.”-tha  Rama nga atje.

603 mësues nga 1200 të tillë do të vaksinohen në Fier ndërsa pjesa tjetër do të vaksinohen në qendrat shëndetësore në fshatra.

Ndërkohë një mësuese pasi është vaksinuar ka kaluar një moment paniku dhe më pas është qetësuar nga stafi mjekësor që ndodhej aty shkruan abcnews.al.

Ndër të tjera deri më tani vetëm dy mësues e kanë bërë vaksinën ndërsa një pjesë e madhe e kanë refuzuar që ta bëjnë.

“Nuk do ta bëj, mendoj se jam alergjike ndaj vaksinave. Jemi ne që do të vendosim  apo jo, pasi bëhet fjalë për ne”, është shprehur një mësuese. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 13:19