Messi thotë fjalën e fundit, zbulon ekipin ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Lionel Messi u ka dhënë fund të gjithë zërave për të ardhmen e tij dhe ka konfirmuar se do të bashkohet me Inter Miami dhe së shpejti do të luajë në MLS. Fituesi i Kupës së Botës ka pasur oferta të tjera por në fund është bindur nga projekti që e pret në Shtetet e Bashkuara dhe shansi për të jetuar në Miami.

Së fundmi u njoftua se Messi do të largohej nga Paris Saint-Germain pas përfundimit të kontratës së tij aktuale, por destinacioni i tij kishte mbetur i panjohur. Lojtari gjithmonë ka thënë se do ta merrte vendimin e tij në fund të sezonit dhe këtë e ka bërë tani.

Detajet e sakta të kontratës së re të Messit nuk janë zbuluar, por besohet se Adidas dhe Apple kanë kontribuar në realizimin e saj. Adidas, furnizuesi i këpucëve të Messit, prodhon kompletin për të gjitha ekskluzivitetet e MLS, ndërsa Apple sapo ka blerë të drejtat televizive për ligën.

“Unë do të shkoj në Inter Miami”, tha Messi për mediat katalanase.

“Pasi fituam Kupën e Botës dhe nuk mund të shkoja në Barcelonë, ishte koha për të shkuar në ligën amerikane për ta përjetuar futbollin në një mënyrë tjetër”, shtoi ai.


Shtuar 7.06.2023 21:18