Mesazh i fshehtë për Sali Berishën? Çfarë tha Yuri Kim para takimin me Lulzim Bashën

Prej orëve të para të mëngjesit në selinë blu zbarkuan 6 ambasadorët e huaj në Shqipëri për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Basha.

Takimi që zgjati 1 orë e 13 minuta u kërkuar nga vetë ambasadorët e huaj për të qartësuar për shqiptarët mbështetjen e tyre në raport me përplasjen Basha-Berisha.

Pavarësisht se asnjë prej tyre nuk foli për mediat, ambasadorja Yuri Kim foli për mediat para hyrjes në seli ku e pritën Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.

“Sot është një ditë e bukur”, ka thënë Kim ndërsa është takuar me dy deputetët demokratë të cilët e kanë shoqëruar menjëherë për në zyrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Rikujtojmë se një ditë më parë edhe kryedemokrati Basha tha se “sot është një ditë e bukur, më mirë do të bëhet”, shkruan albeu.com.

Nuk dihet nëse ky është një mesazh I fshehtë për ish-kryeministrin Sali Berisha, I cili nuk ka ndërmend të dorëzohet në betejën për të rimarrë PD të cilën sipas tij do ta çojë drejt zgjedhjeve me 22 Mars.  /albeu.com/

 


Shtuar 14.12.2021 11:56