Merrnin deri në 3 mijë euro për leje ndërtimi, ja kush janë zyrtarët e Bashkisë që u arrestuan nga SPAK (EMRAT)

SPAK ka arrestuar ditën e martë 5 zyrtarë të Bashkisë së Dimalit, të cilët akuzohen për abuzime në dënien e lejeve të ndërimit.

Burime bëjnë me dije se zyrtarët e Bashkisë së Dimalit jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit  dhe më pas imponohej një kompani ndërtimi me qëllim që ndërtimi në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë.

Për çdo leje ndërtimi ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.

Të arrestuarit:

-Arben Guraj Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve

-Altin Pali, drejtor Urbanistike

-Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës

-Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare

-Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie

Denoncimi

Sipas burimeve janë provuar një sërë episodesh ku të arrestuarit ishin të përfshirë.

Një prej rasteve është kallëzimi një qytetari me inicialet P.B. Në kallëzim qytetari akuzon punonjësit e Bashkisë së Dimalit se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve ’90 me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i është kaluar nja qytetari tjetër.

Më tej në kallëzim thuhet se në atë vend ka nisur të ndërtohet një objekt që sipas kallëzuesit është po ashtu privat dhe jo lulishtja që ishte njoftuar.

Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë nuk  kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër me të cilin  kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.


Shtuar 14.02.2023 18:57