“Merrni sfurqet dhe mbroni votën”, Meta shpjegon deklaratat: Ishin metafora

Presidenti Meta gjatë konferencës së sotme ka shpjeguar edhe deklaratat e forta të bëra prej tij,  gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Sfurqet dhe prerjen e duarve sipas tij kanë qenë metafora dhe alegori të cilat janë nxjerrë nga konteksti nga propaganda e partisë në pushtet.

Pjesë nga fjala e Metës:
“Kjo pyetje (e Gjykatës Kushtetuese) mund të jetë e influencuar nga pasojat e propagandës së partisë në pushtet. Metaforat, alegoritë mund të ishin diskutim interesant për gjuhëtarët dhe jo anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Fushata elektorale u tensionua edhe me humbje jete, rasti i Elbasanit, ishte vetëm Presidenti që mbajti qëndrime për të dekurajuar këtë përshkallëzim dhe për të vënë në lëvizje institucionet të veprojë. Edhe në provokimin e Fierit, presidenti u kërkoi kandidatëve të LSI të mos binin pre e partisë në pushtet dhe ta tejkalonin atë moment me urtësi.
Keqkuptimi i qëllimshëm apo pa dashje, vjen nga zhvendosja e qëllimshme e termave nga konteksti. Ajo vjen nga ngatërrimi i kushtores me kushtrimin. Sfurqet është përdorur në rastin e Fierit gjatë një konflikti konkret, duke iu referuar një ngjarje kur Presidenti e ka përjetuar në 94-ën, kur gratë e Libofshës u detyruan të merrnin sfurqet. Presidenti i ka përmendur sfurqet si mjete pune. Përse duhej të shqetësohej mazhoranca për sfurqet nëse ajo nuk do prekte asnjë votë në zgjedhje”, tha Meta. /albeu.com


Shtuar 7.02.2022 20:30