Merret vendimi zyrtar! A do jetë e diela ditë pushimi? (VIDEO)

Sot, në seancë qeveritare në rend dite kanë qenë ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës ku parashihet që dita e diel, të jetë ditë jo pune.

Krahas kësaj, në seancën e sotme në rend dite ka qenë edhe Rebalanci i buxhetit për vitin 2021.

Kryeministri Zoran Zaev pas seancës njoftoi, se Qeveria ka miratuar ndryshimet ligjore që dita e diel të shpallet ditë jopune.

“E diela shpallet si ditë për pushim javor dhe këto ndryshime ligjore do të dërgohen për miratim në Kuvend”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Kjo siç tha ai, do të ndihmojë në avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe punëtorët “Do të jenë më efikas dhe më të motivuar.

“Nga ana tjetër, do të kenë jetë private, familjare dhe sociale, që do t’ua plotësojë nevojat e tyre dhe nevojat e të afërmve të tyre”, tha Zaevi.


Shtuar 8.06.2021 18:19

Tags: ,