Basha: Kjo garë është provë e vlerave tona

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka postuar disa foto nga takimi sot në Shijak. Në postim, kryedemokrati shkruan se, kjo garë është provë e vlerave të PD dhe se duke u bashkuar do ta largojnë regjimin Rama-Doshi.

“Kjo garë është provë e vlerave tona dhe e gatishmërisë tonë për të vazhduar bashkë betejën për të përmbushur aspiratën e njerëzve për ndryshim. Ne do largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi dhe do t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve!”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 8.06.2021 18:21