Merret vendimi, Pirlo mbetet te Juventus

Juventusi nuk e ka në plan ta shkarkojë Andrea Pirlon.

Sezoni i tij i parë në krye të Juves ka qenë i vështirë, pasi po lufton për një vend në zonën Champions.

SportItalia raporton se Pirlo do ta përfundojë sezonin në krye të skuadrës, duke qenë se Juve nuk ka shumë opsione dhe ka një orar të ngarkuar.

Që të mërkurën, bardhezinjtë luajnë kundër Sassuolos në Mapei Stadium dhe tri ditë më pas e presin Interin në Allianz Stadium.

Më pas, zhvillohet finalja e Kupës së Italisë kundër Atalantas më 19 maj dhe sezoni mbyllet me sfidën ndaj Bolognas më 23 maj.

Aktualisht, Juventusi është në vend të pestë në renditje me një pikë prapa Napolit dhe do të shpresojë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /albeu.com/

Shtuar 10.05.2021 04:05