Juventusi nuk mund ta përballojë Ronaldon pa Champions

Juventusi do të jetë i detyruar ta shesë Cristiano Ronaldon nëse nuk e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, kanë shkruar të hënën mediumet italiane.

Aktualisht, Juventusi është jashtë zonës së Championsit kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje deri në fund të sezonit. Juventusi zë vendin e pestë në tabelë me 69 pikë të mbledhura, një më pak se Napoli që është i katërti.

Në rast se nuk kualifikohet në Champions deri në fund të sezonit, atëherë Juventusi do të jetë i detyruar ta largojë portugezin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ronaldo këtë sezon ka shënuar 34 gola në 41 ndeshje në të gjitha garat me Juventusin. 36-vjeçari është pjesë e ekipit italian prej verës së vitit 2018.


Shtuar 10.05.2021 16:44