Merr fund grupi i trafikantëve në Venecia, arrestohen 13 shqiptarë

Policia italiane ka goditur një grup trafikantësh të lënëve narkotike në Venecia, duke arrestuar 13 persona. Të 13 të arrestuarit janë shtetas shqiptarë të cilët kishin role të ndara brenda grupit kriminal. Banda ishte tejet e strukturuar solide, piramidale dhe e organizuar, e ndarë sipas detyrave dhe niveleve, e pajisur me struktura logjistike të veçanta.

Mësohet se në operacion morën pjesë 100 efektivë policie të cilët i dhanë fund grupit.

Operacioni i quajtur Fontega, prej kohësh kishte nën vëzhgim anëtarët shqiptarë të bandës të cilët punonin në qendrën historike të lagunës. Ata shfrytëzonin një pune normale për të qenë në gjendje të lëvizin të pashqetësuar në kanalet e Venecias, ku edhe shisnin lëndën narkotike.

 

 


Shtuar 30.03.2021 13:07