Merr fund greva e urisë së invalidëve në Elbasan, Ministria e Shëndetësisë plotëson kërkesat e tyre

Greva e urisë së invalidëve në qytetin e Elbasanit ka përfunduar ditën e sotme pasi zhvillimit për disa ditë me radhë.

Gazetari Fatmir Popja ka bërë me dije për BalkanWeb se zëvendës ministrja e Shëndetësisë ka takuar grevistët dhe u ka premtuar atyre se brenda ditëve të fundit të këtij viti atyre do t’u vijnë të gjitha paratë që kërkojnë, ndërsa u janë krijuar edhe lehtësira të tjera.

Gjithashtu është vendosur krijimi i grupeve të posaçme të kontrollit mjekësor që do të bëjë kontrollet e nevojshme nëpër banesat e gjithsecilit prej invalidëve.


Shtuar 26.12.2022 20:10