Një bandë shqiptaro-kolumbiane është shkatërruar nga policia e Amsterdamit, bëjnë me dije mediet e huaja.
Policia ka njoftuar se ka sekuestruar 20 kilogramë kokainë të fshehur në një labortor, sipër një kopshti fëmijësh.
Katër të dyshuarit u përpoqën të shpëtonin nga policia përmes çatisë, por nuk ja dolën si rrjedhojë ata janë arrestuar. Mësohet se të arrestuarit i përkasin moshave 24 deri në 53 vjeç dhe janë nga Shqipëra, Kolumbia dhe Ekuadori.