Merr flakë në lëvizje mjeti në Tiranë, dyshimet e para

Një mjet në Tiranë është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia thotë se dyshimet paraprake të shkakut të zjarrit është defekti.

Njoftimi i policisë:

Me datë 06.04.2022, në afërsi të TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin V. K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 6.04.2022 18:25