Merr flakë në lëvizje “Audi” në Tiranë, detajet e para

Një mjet tip Audi është përfshirë nga flakët, gjatë kohës që ishte në lëvizje, në në rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë.

Policia bë me dije se mjeti është djegur pjesërisht dhe dëmet kanë qenë vetëm materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Hetimet kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Me datë 10.01.2023, në rrugën “Reshit Petrela”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin G. Ll., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com