Merr flakë makina në Vlorë, dyshimet e para të policisë

Një makinë ka marrë flakë në aksin rrugor Kuç – Qeparo ditën e sotme.

Dyshimet e para janë se flakët filluan si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa dëmet janë vetëm materiale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

 

 

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Kuç – Qeparo, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. V., banues në Himarë. Nga zjarri nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 3.08.2023 17:39