Çfarë po ndodh? Një tjetër makinë “shkrumbohet” gjatë natës në Vlorë

 

Një automjet ka shpërthyer në flakë gjatë natës dhe për pasojë është shkrumbuar teksa ka qenë e parkuar në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Policia bën me dije se automjeti i tipit “Saab” në pronësi të shtetasit A.H, dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./albeu.com


Shtuar 31.12.2022 09:27