Merr flakë makina në lëvizje në aksin Levan-Vlorë

Një makinë ka marrë flakë në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Policia bën me dije se dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, ndërsa raorton se nuk ka dëme në njerëz.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:15, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. Gj.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 5.11.2021 09:56