Një incident i pazakontëështë shënuar pasditen e sotme në Greqi, ku një makinë me të cilën po udhëtonin 3 politikanë grek është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Karditë të Greqisë, pasditen e sotme. Siç raportojnë mediat vendase, brenda në makinë ishin: Babis Liolios, Stylida Virginia Stergiou dhe Elateia Athanasia Stivaktis. Të tre politikanët po ktheheshin nga varrimi i babait të Simeon në Kastoria.
“Dëgjova një zhurmë dhe menjëherë makina filloi të lëshonte tym”, tha kryebashkiaku Domokou, teksa shtoi se doli menjëherë bashkë me kryebashkiakët e tjerë.
Makina u përfshi nga flakët brenda pak minutash dhe u shkatërrua plotësisht. Fatmirësisht, asnjë nga personat që ndodheshin brenda makinës pësoi lëndime. Deri më tani nuk ka informacion nëse mund të ketë qenë atentat apo jo. Policia po heton në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e incidentit.