“Të lindur me këmishë”, makina me shpejtësi skëterrë përplaset më garazhin, por 3 adoleshentët nuk pësojnë asnjë gërvishtje (VIDEO)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e një aksidenti të rëndë në Littleover të Britanisë së Madhe, ku një makinë me shpejtësi të madhe doli nga rruga dhe shkatërroi totalisht një garazh.


Në makinën Mercedes Benz udhëtonin 3 adoleshentë të cilët pas përplasjes së frikshme arritën të dilnin pa plagë të rënda nga mjeti.

Në video shihet mjeti që kishte dalë nga kontrolli i cili me një shpejtësi skëterrë shkatërron muret e garazhit dhe dëmtohet plotësisht, me të rinjtë që dalin njëri pas tjetrit të shokuar.


Shtuar 2.08.2023 23:52