Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel është shprehur se nuk do të ketë një datë fikse për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian
Më tej, Merkel tha se pranimi do të bëhet sapo kushtet të plotësohen. Afati do t’i vendoste vendet nën presion, mësohet të ketë thënë ajo.
“Unë nuk besoj vërtet në përcaktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”, u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni./albeu.com