Merkatoja e dimrit afër, ekipet shqyrtojnë blerjet e largimet

Merkatoja e dimrit po afron.

Për klubet në Angli dhe Skoci, ajo hapet të shtunën më 1 janar 2022.

Ngjashëm edhe për ato të Bundesligës dhe Ligue 1.

Ndërsa La Liga dhe Serie A do të fillojnë tregtimin e tyre të hënën më 3 janar 2022.

Klubet evropiane kësisoj veçse kanë filluar me përgatitjet rreth përforcimeve, por edhe të largimeve të mundshme.

Këto janë të rejat e fundit nga merkatoja për ditën e sotme:

Sanchez drejt largimit, Interi rikthehet te pista e Marcus Thuram

Alexis Sanchez prite të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi kilian është në bisedime me Barcelonën për një huazim gjatë janarit, derisa Interi tanimë ka filluar të mendoj për zëvendësuesin e tij.

Interi ka rikthyer sytë tek një objektiv i vjetër, ai i sulmuesit francez të Borussia Moenchegladbach, Marcus Thuram.

Nico dhe Gavi me kontrata profesionale te Barcelona që në janar

Çështjet e Barcelonës jashtë fushës këtë sezon duket se nuk mbarojnë kurrë, megjithëse një nga më të fundit duket se ka një zgjidhje mjaft të lehtë, me Gavin dhe Nicon që pritet të kenë kontrata me ekipin e parë deri në janar.

Rregullat e La Liga Santander thonë se duhet të ketë shtatë lojtarë të ekipit të parë në fushë në çdo lojë vendase, por Los Cules e kanë pasur të vështirë ta bëjnë këtë me numrin e lëndimeve.

Këto lëndime kanë rritur përdorimin e talentëve të La Masia, dhe Xavi e ka pasur të vështirë të krijojë një formacion fillestar, i cili ka shtatë titullarë kryesorë në të.

Newcastle ëndërron transferimin e Dzekos në janar, gati oferta për Interin

Newcastle United është bërë skuadra më e pasur në botë, por ata vazhdojnë të kenë problem me formën në Ligën Premier.

‘Laraskat’ janë në zonën e rrezikshme dhe janë të detyruar të shpenzojnë shumë në janar në mënyrë që t’i shpëtojnë rënies nga elita e futbollit anglez.

Edin Dzeko është bërë objektivi kryesor i Newcastles për repartin ofensivë dhe klubi anglez do të tentojë transferimin e tij në janar.

Reali nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e Rodrygos

Rodrygo Silva de Goes është njëri nga lojtarët që janë përmendur për tu larguar nga Real Madridi.

Por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Los Blancos kanë besim të madh tek talenti brazilian.

Gjiganti anglez Liverpool kishte shprehur interesim për transferimin e anësorit, pasi trajneri Jurgen Klopp e pëlqen shumë atë.

Por së fundmi ka qenë Fabrizio Romano që ka raportuar se Rodrygo nuk do të lëvizë nga Santiago Bernabeu së paku gjatë afatit kalimtar të janarit.


Shtuar 21.12.2021 16:38