Meri Shehu paralajmëron: Kjo shenjë e horoskopit do t’i japë fund martesës!

Astrologia Meri Shehu në llogarinë e saj në Facebook ka bërë parashikimin për ditën e sotme, 28 qershor. Sipas astrologes Asteroid me emrin Aurora 94 takohet me Yjesinë e Ndritshme Regulus në latinisht që do të thotë Mbret i vogël, sjell shkëlqim, mbrotje, bujari.

Gjithashtu Meri ka paralajmëruar të gjithë ato që i përkasin shenjës së Luanit, pasi një marrrëdhënie punë ose martese mund të marrë fund, ditën e sotme.

Parashikimi astrologjik, data 28 qershor 2021. Me dritën e mëngjesit. E hënë data 28 qershor dhe një Asteroid me emrin Aurora 94 takohet me Yjesinë e Ndritshme Regulus në latinisht që do të thotë Mbret i vogël, sjell shkëlqim, mbrotje, bujari, dëshirë për drejtësi, shpirt superior. Aurora tregon Diellin e një dite të re. Në kombinim të dy sjellin një të ardhme të re të ndritshme. Me prioritete të reja dhe të ndritshme’ shkruan një pjesën hyrëse astrologia Meri Shehu.

Dashi

Pavarësisht problemeve ligjore dhe çështjeve nervoze në dashuri ,dita ju sjell një mundësi të re për të ndryshuar situatat e vjetra që ju kanë lënë të bllokuar.

Demi

Sot ndikimi i Hënës në Ujor sjell një takim me një person disi të vrazhdë familjar që nuk ju hap rrugë dhe që ju detyron të përmbyllni disa kushte. Por mund të jetë edhe një pengese në udhëtim.

Binjaket

Përveç famës dhe shkëlqimit që do keni në ditën e sotme duhet të vlerësoni si duhet mundësitë e reja që ju vijnë dhe të mos anashkaloni një rregull qoftë edhe moral.

Gaforrja

Ju del një problem nga e kaluara që ju pengon në rrugën e re apo ndryshimet që doni të bëni. Ky problem mund të jetë i vështirë për tu kaluar nëse nuk bëni disa rregullime.

Luani

Mund të marre fund një marrëdhënie shumëvjeçare në një bashkëpunim por edhe një martese qe ju ka lodhur për shumë vite me një partner auoritar.

Virgjeresha

Për ju sot mund të ketë një problem të vogël fillimisht me ekonomine dhe psikologjinë. Por në fakt duhet ta kapërceni pasi mund të kthehet në problem madhor.

Peshorja

Çdo gjë fillon si me shaka dhe do jete një lajm i mire dhe mund te ndodh që ta merrni seriozisht dhe te futeni në një projekt apo plan shumë korrekt që premton për të ardhmen.

Akrepi

Ju duhet një frymëmarrje në aspektet familjare që të merrni një mbështetje në lidhje me karrierën. Por edhe një ngjarje kombëtare apo e vendit ku jetoni do ju jap juve me shumë emër dhe famë.

Shigjetari

Një kurth i çuditshëm sot në një takim apo në një mesazh që do merrni i cili kërkon tju provokoj apo të marrë të dhëna nga planet dhe projektet tuaja. Kujdes në dhënien e informacionit.

Bricjapi

Nje çështje ekonomie do triumfoj dhe me pak fat do kapërceni edhe një pengese apo një detyrim ekonomik apo moral që keni akoma prpara jush.

Ujori

Hëna në shenjën tuaj ju çliron nga një moment serioz apo me rregulla dhe me detyrime duke ju dhënë pak më shumë hapësire dhe frymëmarrje. Një çeshtje erotike do perfundoj me sherr.

Peshqit

Një problem me një femer te familjes suaj do hasni sot ose një çështje pune apo ligjore ju komplikohet apo nuk ju lë te ecni perpara në ndryshimet që do bëni. Kujdes me shëndetin si me stomakun ,syte dhe kockat.


Shtuar 28.06.2021 14:15