Duke komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, gazetari Mentor Kika thotë se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk duhet neglizhuar.
Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Kikia thotë se Berisha rezultoi se nuk është nga ata etër që “vritet” kollaj, ndërsa thekson se Basha duhet të ndeshet në duel tani. Sipas gazetarit, kryedemokrati duhet të zhvillojë zgjedhje reale në parti, pasi nuk ka moral të jetë kryetar në këtë situatë.
Kryengritja e Berishës sado që mund të duket prej Haxhi Qamili nuk mund të neglizhohet. Po flas për Bashën. Mendoj që në PD tashmë është shtruar një çështje për zgjidhje. Duhet të kemi parasysh faktin, rezultoj që Berisha nuk qenka nga ata etër që vritet me një të shtënë. E shtëna e parë erdhi natën dhe pas shpine. Basha duhet të ndeshet në duel tani. Që ta drejtojë PD duhet ti drejtohet zgjedhjeve reale në parti. Lëvizja që po drejton Berisha që unë mendoj se është e shkaktuar tregon që ka ende shumë mbështetës. Basha nuk ka nga sot moral megjithë se mund të ketë me vete strukturat. Nuk ka moral për të qenë kryetar. As Berisha nuk ka, i përket të shkuarës, por Basha nuk ka moral të jetë kryetar i kësaj partie. Basha ishte një trashgimtar i vendosur aty nga Berisha dhe këtë po e tregon Berisha me gojën e vet.
Ka një çështje shumë të madhe për të zgjidhur brenda shtëpisë së vet. Kjo çështje nuk m,und të injorohet. Basha nuk mund të pranojë të jetë kryetar kur ka kaq shumë njerëz në bazë. Mund ti drejtohet kutive të votimit në një proces zgjedhor. Duhet mbyllur një orë e më parë që PD të bëjë opozitën. Unë e konsideroj fatkeqësi që një pjesë e mirë i shkojnë pas dhe e shikojnë si njeriun që mund të sjellë modelin një njeriu ka shkuar. Kjo parti në 30 vjet nuk ka prodhuar lider, por një pinjoll,” tha Kikia./abcnews.al