Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se shumica parlamentare ka 61 deputetë dhe jo 59, siç pretendon opozita.
Ai ka sqaruar se momentalisht janë 59 +1 me deputetin Kastriot Rexhepin, por nuk ka bërë të ditur emrin e deputetit të 61-të, pasi evitoi pyetjen duke u larguar.
“Shumica i ka 61 deputetë. I kemi 61, nuk diskutohet”, tha Thaçi, në largim e sipër.