“Mendoi se unë shantazhohesha”, Berisha zbulon mesazhin e Yuri Kim: Shko thuaji atij…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka ka krahasuar ambasadoren amerikane Yuri Kim me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

Në komunikimin e përjavshëm me mediat, Berisha zbuloi gjithashtu mesazhin që ajo i kishte dërguar me anë të një deputeti demokrat.

Sipas tij, Kim i kishte kërkuar deputetit t’i transmetonte Berishës se ndaj tij dhe fëmijëve të tij do të merren masa.

“Në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Kim ka qënë një lloj McGonigal i hapur, në të dyja aspektet, e them dhe do ta them. Në përpjekjen e saj antikushtetuese për të shkatërruar opozitën dhe kjo është një zinxhir deklaratash, Po aq ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha. I thotë një deputet të PD shko dhe thuaji nëse e gjen nesër Berishën,  ndaj atij dhe fëmijëve të tij do ndërmerren këto masa. I përgjigjem me qetësi i them mos i çoni për nesër po që sot. Ajo ka tejkaluar çdo lloj limit, ka qënë promotore e bizneseve të padrejta dhe promotore e bizneseve pa tender të hapur. Ato janë baraz korrupsion. Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës, Butrintit pa tender”, tha Berisha. /albeu.com


Shtuar 3.02.2023 13:00