Banorët e Memaliajt kanë protestuar ndaj ndryshimeve që PS-ja ka propozuar në kuadër të Reformës Territoriale, sipas të cilave kjo bashki do të bashkohej me Bashkinë e Tepelenës.
Qytetarët e kundërshtojnë nismën me argumentin se shkrirja e dy bashkive do të rriste kostot dhe do t’ua vështirësonte jetën banorëve, për shkak të territorit të gjerë që përfshin zona.
Të lidhura
None found
Sipas protestuesve, zhvendosja e shërbimeve vendore dhe përqendrimi i administratës në një qendër tjetër do të sillnin pasoja negative, veçanërisht për qytetarët që jetojnë në zonat më të thella.
Ata kërkojnë që Bashkia Memaliaj të ruhet si njësi e pavarur e qeverisjes vendore dhe kundërshtojnë çdo ndryshim që, sipas tyre, kufizon aksesin e qytetarëve në shërbimet publike.
