Meloni në zonat e prekura nga përmbytjet në Itali, qeveria akordon fondin 100 milionë euro

Italia u përball pak ditë më parë nga përmbytje të mëdha që lanë 15 viktima dhe dhjetëra mijëra njerëz pa shtëpi.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni la samitin e G7 në Japoni dhe zhvilloi një menjëherë vizitë në zonat e prekura mga përmbytjet masive si pasojë e motit të keq në Itali.

Sipas mediave italiane, Meloni ka kryer një vizitë në rajonin e Emilia Romagna, duke akorduar 100 milionë euro.

Harta e programit për këto investime është gati dhe 10 milionë do të shkojnë për dëmet e përmbytjeve të para më 4 maji dhe pas përmbytjeve të reja, do të pasojnë menjëherë 20 milionë të tjera, për të cilat do të japë miratimin nesër Këshilli i Ministrave.

Dekreti për fondin e ndihmës do të përfshijë gjithsej 100 milionë dhe do të ndahet në dy faza.

 


Shtuar 22.05.2023 11:56