Kryeministri Edi Rama, ndodhet në një vizitë zyrtare në Abu Dhabi, në kuadër të një forumi ndërkombëtar mbi sigurinë energjitike.
Rama mori edhe kësaj here vëmendjen e mediave ndërkombëtare, me surprizën që i bëri kyeministres italiane Giorgia Meloni, me rastin e ditëlindjes së saj.
Në gjunjë dhe me shall mëndafshi si dhuratë. Me këtë paraqitje, Rama nderoi homologen italiane Giorgia Meloni, duke përshëndetur mbërritjen e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, në ditëlindjen e saj të 48-të.
“Mjaft me këto histori”, tha Meloni duke i buzëqeshur përpara se të përqafonte kryeministrin, i cili disa herë e ka quajtur atë “motër”.
Rama shpjegoi se shalli ishte krijuar nga një prodhues italian që është transferuar në Shqipëri dhe është bërë qytetar shqiptar.
Më pas, ai ia vendosi atë mbi kokë, duke marrë një falenderim nga kryeministrja, e cila e përqafoi atë.