Meghan Markle ishte e “treta”, kush është ish e dashura bukuroshe e Harry-t (FOTO LAJM)

Prej tre vitesh, Princi Harry është tashmë i martuar me Meghan Markle, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Megjithatë, Harry duket se ka qenë në një lidhje në kohën kur është njohur me Meghanin.

Biografja e familjes mbretërore, Angela Levin ka shkruar në librin “Harry: Conversations With the Prince” se ai ka qenë i lidhur me modelen Sarah Ann Macklin. Me këtë të fundit thuhet se Harry u takua në një festë private, ku shkëmbyen numrat dhe filluan të komunikonin.

Por marrëdhënia e tyre është komentuar nga Levin si jo serioze, prandaj Harry nuk nguroi të njihej me Meghanin.

Përveçse modele, Sara Ann Macklin është edhe nutricioniste e influencuese në “Instagram”.


Shtuar 13.10.2021 10:24