Megaoperacioni i SPAK zbardh dy vrasje, mes tyre edhe masakrën e Bradasheshit ku u ekzekutuan tre persona

Nga megaoperacioni i SPAK, i cili ka nisur që nga mbrëmja e djeshme (30 korrik), ku janë lëshuar disa urdhër arreste janë zbardhur edhe dy vrasje.

Masakra e Bradasheshit në vitin 2018, ku u ekzekuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas Turk si dhe vrasja e Klevis Kapllanit.

Masakra e Bradasheshit ka ndodhur më 29 dhjetor 2018, në këtë zonë të njohur të Elbasanit.

Aty mbetën të ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri edhe shtetasi turk, Erdal Durunai.

Kjo masakër brenda një kohe të shkurtër prodhoi edhe 6 të vrarë të tjerë, ekzekutime, të cilat dhanë për grupin hetues edhe një panoramë më të qartë të asaj që po ndodhte në qytet.

Sipas grupit hetues, dy vëllezërit Alibej, drejtonin një grup të trafikut të drogës nga Holanda.

Ndërsa dyshoheshin për trafikim dhe shpërndarje lënde narkotike në veri dhe në qendër të Italisë, aty ku Endrit Alibej njihej me nofkën ‘Tino’ dhe ‘Tarzani’.

Në atë kohë, u tha se një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe, dyshohej të ishte motivi kësaj vrasejej të trefishtë.

Vrasja e Klevis Kapllanit

Klevis Kapllani u gjet i vrarë mëngjesin e 15 shtatorit të vitit 2020 nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.

Vrasja e 33-vjeçarit, kishte ndodhur gjatë natës, 14 shtator dhe se ishte ekzekutuar me një armë me silenciator.

Viktima ishte me precedent penal dhe i dënuar në Itali për trafik droge dhe dy vite më parë, pasi kishte shlyer dënimin ishte kthyer në Shqipëri.

Kapllani ishte baba i një fëmije të mitur, ndërsa vrasja atëherë u tha se dyshohej të ketë ndodhur për hakmarrje për shkak të drogës.

Dyshohet se Kapllani, kishte njohje dhe me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.