Megan Fox: Po më bullizojnë djalin për mënyrën si vishet

Aktorja e njohur Megan Fox, në një intervistë është shprehur se djali i saj 8-vjeçar është bullizuar nga njerëz që nuk pajtohen me zgjedhjet e tij të veshjes.

Aktorja e cila luan në filimin e ri “Till Death” tha se djali i saj i madh, të cilin e ka me ish-partnerin Brian Austin Green, është dëmtuar psikologjikisht nga njerëz të këqinj dhe dashakeqës.

“Ai dëgjon komente bullizuese dhe në shkollë, ku i thonë se djemtë nuk veshin fustane”, tha Fox.

Aktorja 36-vjeçare ka folur dhe më herët për shijet e djalit të saj sa i takon të veshurës dhe ajo e mbështet.

“Ndonjëherë, kur vishet vetë, parapëlqen fustane. Ai shkon në një shkollë të mirë, liberale dhe përsëri aty bullizohet”, tha ajo./albeu.com

 

 


Shtuar 9.07.2021 11:08