Mediat serbe sulmojnë Dua Lipën, si po përhapet figura e saj edhe në vendin fqinj (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa përveç suksesit që po korr në muzikë, gjithashtu po provon veten në një tjetër fushë, atë të aktrimit.

Artistja do të luajë në film përkrah Henry Cavill, Sam Rockëell, Bryce Dallas Hoëard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson.

Po ashtu, Dua është bërë imazh dhe i shumë markave prestigjioze, një prej të cilave është gjiganti “Puma”.

Një “billboard” i Duas në një prej dyqanet e këtij shteti ka qenë shkaku i polemikave atje.

Që në fillim të artikullit, gazeta serbe “Novosti”, ngre pikëpyetje se “si e gjeti veten ky yll botëror, që nuk fsheh idetë e saj nacionaliste, në xhamat e dyqanit për veshje sportive”.

Në shkrimin e kësaj media thuhet se një qytetar ka dërguar një letër në redaksinë e tyre, ku shkruan:

“Si mundet që dikush që përhap gënjeshtra në mënyrë aktive për historinë tonë dhe shqiptarët të shfaqet në reklama në qendrat tregtare vendase. Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet”.

Edhe pse nuk pritej, “Puma” ka marrë menjëherë një vendim. Sapo ky lajm është publikuar, imazhi i Duas është hequr nga dyqanet e tyre dhe është zëvendësuar me një tjetër./albeu.com

 


Shtuar 4.09.2021 20:49