Mediat serbe: Çfarë fshihet pas bashkëpunimit Kroaci-Kosovë?

“Vëllazëria sipas armëve” e sapoformuar mes Prishtinës edhe Zagrebit nga e hëna po demonstrohet në terren me pjesëmarrjen përbashkët të FSK dhe ushtrisë kroate në stërvitjen e NATO-së dhe partnerëve të saj, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Paralelisht me këtë kryeministri Kurti ka nis anulimin e marrëveshjes së ish-presidentit Thaçi me NATO-në sipas të cilës FSK nuk mundet në veri pa lejen nga KFOR-i.

Kjo ofensivë e legalizimit të “ushtrisë së Kosovës” erdhi pak ditë pasi ministri kroat i mbrojtjes premtoi ndihmë në formimin e forcave të sigurisë së Kosovës dhe shtojë praninë kroate në KFOR.

Kështu Zagrebi direkt u përfshi në trajnimin e FSK, që sipas planit të Prishtinës duhet të rritet në ushtri, një kontingjent i të cilës deri me 29 maj është pjesë e stërvitjes së NATO-së “Laufer 21” në Kroaci, ku veç FSK edhe ushtarëve kroat po marrin pjesë edhe ushtarë nga Shqipëria, BeH, Maqedonia, Sllovenia dhe ShBA.

Këto veprime janë pjesë e “Përgjigjes adekuate 21” në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Mbrojtësi i Evropës 21! Në udhëheqjen e ushtrisë amerikane për Evropë Operacionet do zhvillohen në 31 poligone ku marrin pjesë dhjetëra shtete nga Baltiku te Deti i zi, Ballkani dhe Afrika, që si qëllim ka forcimin dhe realizimin e operacioneve tokësore dhe shpërndarjen e zhvendosjen e trupave.

Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Drecun për “Novosti”, ka thënë se Kroacia po shfrytëzon anëtarësinë në NATO për të minuar interesat e Serbisë dhe popullit serb dhe hapur punon në destabilizimin e vendit, posaçërisht në Kosovë”.

“Kroacia po mbledh informata sepse ushtarët e saj janë shpërndarë në batalionin informativ, ata kanë paralajmëruar dërgimin e çetës së motorizuar dhe rritjen e numrit në 150 ushtarë. Ata po bëjnë çdo gjë që FSK të bëhet ushtri dhe të merr pjesë në misione paqeruajtëse dhe kjo “ushtri” të legalizohet në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së”, shprehet ai.

Profesori i sigurisë Radomir Milashinoviç aleancën kroate –shqiptare në planin ushtarak nuk e konsideron befasi, sepse bashkëpunimi ideologjik, informativ dhe ushtarak kanë pasur edhe përpara në kohën e shkatërrimit të Jugosllavisë:

“tash vetëm ka marr një lloj ofensive sepse pa fshehje punohen direkt kundër Serbisë dhe ndërhyjnë në çështjet tona të brendshme dhe kjo mund të ketë komplikime”, tha për “Novosti” Milashinoviç.

Ministri i mbrojtjes në Prishtinë Armend Mehaj dhe kolegu i tij shqiptar Niko Peleshi kanë nënshkruar para ca ditëve marrëveshje bashkëpunimi, Mehaj ka deklaruar se kjo është krijimi i “bazës ligjore” për bashkëpunim ushtarak, kjo marrëveshje përfshinë “integrimin e Kosovës në NATO dhe regjion”. Ai ka tërhequr vërejtjen se tash Prishtina merr pjesë edhe në operacione jashtë vendit, ku pjesëtarë të saj veprojnë Kuvajt dhe qëllimi është pjesëmarrja në misione jashtë Kosovës.

Shtuar 23.05.2021 12:10

Tags: ,