Mediat në Iran: Mojtaba Khamenei në shtratin e vdekjes, lideri suprem në gjendje të rëndë shëndetësore

Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është në gjendje kritike për jetë dhe mund të vdesë nga momenti në momente.

Kështu deklarojnë mediat në Iran, që i referohen burimeve pranë regjimit të Teheranit.

Të lidhura

None found

Agjencia e pavarur iranian IranËire shkruan se Khamenei, nuk ka zhvilluar asnjë takim me anëtarë të qeverisë iraniane që prej sulmeve amerikano-izraelite ku humbi jetën babai i tij, Ali Khamenei.

“Nuk do të habiteshim nëse do të mësonim për vdekjen e tij së shpejti”, deklaroi një nga burimet, citon agjencia iraniane.

Që prej marrjes së postit të liderit suprem, Mojtaba Khamenei, nuk ka bërë asnjë dalje publike dhe nuk janë transmetuar regjistrime të fjalimeve të tij.

Mediat shtetërore iraniane, kanë publikuar vetëm deklarata me shkrim që i atribuohen atij.

Sipas disa raportimeve, ai mund të jetë plagosur dhe dëmtuar gjatë sulmit ku u vra babai i tij, Ali Khamenei, dhe që prej asaj kohe është izoluar, duke komunikuar me zyrtarë të lartë të regjimit përmes një rrjeti ndërmjetësish.

Edhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar në një intervistë të transmetuar të mërkurën nga televizioni shtetëror se kontaktet me liderin suprem aktualisht janë “shumë të vështira”.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me gjendjen shëndetësore të Mojtaba Khameneit, ndërsa raportimet mbeten të pakonfirmuara.


Shtuar 7.08.2026 10:35

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss