Mediat në Evropë pas vdekjes së Dwamena: Tragjedi, kujtojmë që i shënoi Interit në verë…

Një ditë e zezë për futbollin shqiptar, teksa sot u nda nga jeta sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, lojtari nuk ia doli dot të mbijetojë.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe kanë kaluar edhe kufirin e vendit tonë. Përveç medieve shqiptare, kanalet më të mëdha sportive të Europës i kanë kushtuar sulmuesit një shkrim.

Postimet:

“Sky Sport”: Shqipëri, Rafael Dwamena vdes në moshën 28-vjeçare pas kolapsit në fushë, I shënoi Interit në verë.

“Tuttomercatoweb”: Tragjedi në fushë në Shqipëri, ndahet nga jeta ganezi Rafael Dwamena pas kolapsit.

“Blick”: Ish futbollisti i Zyrihut Rafael Duamena vdes në mënyrë tragjike.

“Marca”: Rafael Duamena, ish-Zaragoza dhe Levante, humb jetën pasi pëson kolaps në një ndeshje në  Shqipëri.

“Kleine Zeitung”: Rafael Duamena humb jetën pas kolapsit në fushë.


Shtuar 11.11.2023 17:00