Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Tiranë për kallëzim të rremë. I riu kishte deklaruar në polici se I kanë vjedhur celulularin, por pas verifikimeve ka rezultuar se ai e kishte shitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim të rremë se i kishin vjedhur celularin, të cilin, pas verifikimeve, rezultoi se e kishte shitur”, njoftoi policia./albeu.com