Nga aksidenti me 5 viktima në Qafë Muzinë ka mbetur e mbijetuar vetëm një vajzë.
Motra e të mbijeuarës ka folur për mediat duke rrëfyer se ndihej shumë me fat që ajo kishte shpëtuar.
“Motra ishte shumë e tronditur, qante dhe as nuk folëm shumë. Tha që ishte mirë, më dhEmb krahu, nuk e di nëse ka thyer krahun”.
Më tej ajo thotë se është ndjerë shumë me fat dhe ka zbuluar se një ditë më parë motra i kishte thënë se kishte një parandjenjë të keqe.
E mbijetuara Greta Kaberdini, 25 vjeçe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën./albeu.com