Ngadhënjeu mbi vdekjen, nxirret e gjallë një vajzë nga furgoni ku humbën jetën 5 persona

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e sotme në Qafë-Muzinë, ku mbetën 5 viktima, duket se një vajzë është arritur të nxirret e gjatë prej aty.

Ajo është transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se vajza momentalisht ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme në Qafë Muzinë të Gjirokastrës./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 18:49