DETAJET/ Aksident tragjik! Brenda furgonit që ra në gërminë ka 3 viktima

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Saradë-Gjirokastër në Qafë Muzinë.

Burimet bëjnë me dije se një furgon me pasagjerë ka përfunduar në gërminë.

Mësohet se pasagjerët mbetën të bllokuar në furgon pasi mjeti ra në greminë.

Deri më tani dyshohet për 3 viktima.

Furgoni kishte pësuar dëme të mëdha dhe qytetarët që ndodheshin brenda, nuk mundën që të hapnin dot dyert. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.08.2021 16:02