Me syze, kapele dhe i mbuluar me tatuazhe, si “kamuflohej” ish-kreu i bandës së Durrësit, Lul Berisha

Në foton e mësipërme, shihet një dallim i qartë i të shumëkërkuarit Lulzim Berisha, i njohur edhe si ish-kreu i bandës së Durrësit. Dukshëm edhe për shkak të moshës, Lulzim Berisha shihet ndryshe në momentin kur është arrestuar nga autoritetet spanjolle.

Foto e parë është bërë kur Lulzim Berisha është arrestuar për herë të parë në vitin 2006.

Me mjekër të bardhë, kapele rozë e tatuazhe që nuk i ka pasur më parë, Lulzim Berisha siç duket ka arritur të kamuflohej për t’u mos u arrestuar nga policia në Shqipëri.

Ish kreu i bandes famëkeqe të Durrësit ishte në kërkim për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005.

Berisha është arrestuar në një operacion të përbashkët mes dy vendeve. Tashmë pritet që SPAK t’i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradim. Kjo e fundit pasi përfundon dosjen e dërgon te homologët në Spanjë dhe pikërisht gjykata spanjolle pritet të japë vendimin për ekstradimin e Berishës./albeu.com


Shtuar 14.12.2023 18:20