Shtyhet seanca për ish-kreun e Bandës së Durrësit, mungonte avokati mbrojtës

Gjykata e Lartë nuk ka mundur të shqyrtojë as këtë të marte rekursin për lirimin me kusht të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, 5 vite më parë.

Shkak i shtyrejs së kësaj seance është bërë mungesa e avoktit mbrojtës të Berishës.

Gjatë seancës së anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën që të përsëriten njoftimet, por edhe të caktohet një tjetër avokat kryesisht.

Gjykata e Lartë në seancën e kaluar la edhe disa detyra ku kërkoi të merrte informacion nga Prokurorira e Durrësit, nëse Berisha mbante kontakt me shërbimin e provës apo jo.

Kujtojmë se 5 vite më parë, Lulzim Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët vetë gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

Seanca e radhës u la më 23 nëntor ora 09:30./albeu.com


Shtuar 9.11.2021 10:40