I shoqëruar nga forcat e policisë dhe i prangosur.
Me makinë policie deri tek varrezat e Himarës. Kështu ka mbërritur Fredi Beleri. Nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë zonës së varrezave.
Qindra persona që e prisnin, e kanë pritur gjatë gjithë kohës dhe kanë brohoritur emrin e tij, ndërsa policia nuk ia ka hequr pranga për asnjë moment, duke pasur vigjilencë të madhe gjatë gjithë kohës.