Më shumë se 3.5 milion shqiptarë me të drejtë vote, mësoni ku e keni emrin

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin, datë 25 Prill 2021. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë.

3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote

50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra

107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë

1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit

5,199 është numri i qendrave të votimit

Ministria e Brendshme thekson se i gjithë ky proces i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të Komisionit Qendror të Zgjedhësve. Në çdo etapë të tij, auditët kanë pasur të njëjtin akses që ka Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, nënvizojmë se ky proces ka kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit.

ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 5 tetor 2020;
ekstrakti i dytë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 nëntor 2020;
ekstrakti i tretë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 1 dhjetor 2020;
ekstrakti i katërt i përbërësve zgjedhorë u publikua në 4 janar 2021;
ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua në 1 shkurt 2021;
ekstrakti i gjashtë i përbërësve zgjedhorë u publikua në 2 mars 2021.

Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.

Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Edhe njëherë përfitoj nga rasti, të ftoj çdo qytetar që posedon një dokument biometrik, letërnjoftim apo pasaportë, të cilës i ka skaduar afati i vlefshmërisë, t’u drejtohet zyrave të aplikimit, për t’u pajisur me këto dokumente me qëllim që në datën 25 prill, të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre.

Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC dhe zyrat e gjendjes civile në çdo bashki, ashtu sikurse deri tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor që rrjedh në bazë të Kodit Zgjedhor, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.

Më poshtë mund të gjeni emrin tuaj

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPGJC/12416/DPGJC_12416_n3_s1_web.aspx?service_code=12416%20%20%20

 


Shtuar 17.03.2021 11:18