Me shpejtësi skëterrë në autostradë, por ja çfarë bën Aleks Visha në momentin që po shoqërohej në komisariat (Video)

Efektivët e policisë kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme në kosmisariar personazhin e njohur të rrjeteve sociale, Aleks Visha, i cili pak ditë më parë lëvizte me shpejtësi skëterrë në tunelin eKalimashit, duke vënë në rrezim jo vetëm veten dhe pasagjerin që ndodhej me të në makinë, por edhe qytetarët e tjerë që lëviznin në atë aks rrugor.

Por Visha mesa duket se ka marrë seriozisht ndalimin, pasi gjatë kohës që po shoqërohej në komisariat e ka bërë publik të gjithë momentin, ndrsa në sfond kishte vënë muzikë popullore.

Aleks Visha, i cili disa ditë më parë publikoi video duke ecur me 305 km/h me mjetin luksoz ‘Lamborghini’ në tunelin e Kalimashit ku rrezikoi jetën e të tjerëve është shoqëruar në polici. Ai u identifikua sot nga efektivët në Tiranë, ku edhe iu komunikua gjoba 100 mijë lekë të reja dhe iu bllokua automjeti.


Shtuar 17.03.2023 20:40