Me shpejtësi skëterrë, motori përplaset me Smartin e ndaluar në rrugë, humb jetën tragjikisht i riu (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Alimos të Greqisë, ku janë përfshirë një makinë Smat dhe një motor i drejtuar nga një 28 vjeçar.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 28-vjeçari.

Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur pranë një kryqëzimi ku kishte vija të bardha.

Smarti i drejtuar nga një mjek i moshuar ka ndaluar menjëherë, ndërkohë që mtori i cili vinte me shpejtësi nga pas është përplasur fort, aq sa drejtuesi ka fluturuar brenda makinës Smart ku dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë që drejtuesi i Smart-it ka pësuar dëmtime të lehta dhe po mjekohet në spital.

/AlbEu.com/


Shtuar 12.04.2023 19:56