Me shpejtësi skëterrë, makina luksoze aksidenton një tjetër mjet në autostradën Tiranë-Elbasan

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan në afërsi të Lundrës.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Një makinë luksoze e cila ka qenë me shpejtësi ka përplasur mjetin tjetër.

Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale, ndërsa nuk dihet nëse ka ose jo të plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje ka forca të shumta policie.


Shtuar 15.09.2024 17:12